Skip to main content

Lehtësim për bashkëshortin/en e paobliguar (ndarje e pjesës suaj të rimbursimit)


Nëse po paraqitni një deklaratë tatimore të përbashkët dhe vetëm bashkëshorti/ja juaj ka detyrimin të paguajë një borxh ndaj Departamentit të Tatimeve ose ndaj një agjencie tjetër të Shtetit të Nju Jorkut, mund ta ndani pjesën tuaj të rimbursimit.

Për më shumë informacion lidhur me paraqitjen për lehtësim për bashkëshortin e paobliguar, shiko Formularin IT-280, Caktimi për bashkëshortin/en e paobliguar.

Shënim: Formulari IT-280 duhet të paraqitet së bashku me deklaratën tuaj tatimore origjinale (jo një deklaratë tatimore të ndryshuar). Nuk mund ta përdorni formularin IT-280 për të mohuar përgjegjësinë për një borxh të detyrueshëm ligjërisht ndaj IRS ose për të mohuar një përgjegjësi tatimore që i detyroheni një shteti tjetër. Duhet të kontaktoni IRS ose këtë shtet tjetër për të zgjidhur përgjegjësinë tuaj për sa i përket detyrimit që keni.

Burime shtesë

Formulari federal 8379, Caktim për bashkëshortin/en e dëmtuar

Updated: